Mustafa: As Prishtina, as institucionet qendrore s’po shqetësohen për ajrin e ndotur
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe disa qytete të tjera si Obiliqi, Mitrovica, Gjilani, Drenasi e Peja, ka një kohë të gjatë që përballen me ajër të ndotur.
Sipas matësit të vendosur në Prishtinë nga Ambasada Amerikane, çdo natë cilësia e ajrit sidomos në kryeqytet arrin në shkallën i pashëndetshëm, e nganjëherë edhe i rrezikshëm.
Ndaj kësaj problematike ka reaguar eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa. Ai në një postim në Facebook, konsideron se problemi i ajrit do duhej të zgjidhej vite me parë, e për këtë thotë se komuna e Prishtinës nuk po shqetësohet fare, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i plotë i Mustafës:
NDOTJA ALARMANTE E AJRIT NE PRISHTINE DHE VONESA NE ZGJERIMIN E RRJETIT TE NGROHJES QENDRORE
Këto tri katër javët e fundit thuaja përditë po zgjohemi me titujt alarmant ne media : Ndotja e ajrit në Kryeqytet rrezik për shëndetin apo të ngjashëm. Kështu edhe sot.
Dhe, si edhe për shumëçka tjetër shohim një shqetësim shumë të vogël jo vetëm në udhëheqjen e Prishtinës por edhe në institucionet qendrore.
Reagimi I tyre është një retorike shterpë. Për këtë është dashur të mendohet që nga pranvera e këtij dhe dy tri viteve më pare. Shohim një aktivitet me hapa breshke për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore mbi bazë të koogjenerimit, kapaciteti i të cilit është I shfrytëzuar ndoshta vetëm 50%.
Kjo është një sjellje çuditshme ngase këtu do të kishim efekte edhe në zvogëlimin e konsumit të energjisë edhe në reduktimin e ndotjes.
Prandej është e çuditshme se si nuk janë mobilizuar gjithë burimet financiare , duke përfshi edhe donatorët që bile ky kapacitet i koogjenrimit, I inauguruar, 3-4 vite më pare, të shfrytëzohet 100%! (?).
Në këtë mënyrë do të reduktohej ngrohja me dru e thëngjill që krahas automjeteve të vjetruara dhe KEK-ut konsiderohet si burim i madh i ndotjes.
Nuk do të duhej të ishin dashtë më shumë se dy sezona pranvere e vera për ta përfunduar këtë projekt të zgjerimi të ngrohje qendrore në Prishtinë. /Indeksonline/