75 Mall Live Search
17:44 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mustafa çmon lart kontributin e Francës për paqen në rajon

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert, me të cilin ka diskutuar për çështje aktuale politike dhe ekonomike të vendit, si dhe për pikëpamjet e qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, përfshirë edhe dialogun me Serbinë.

Kreu i LDK-së falënderoi diplomatin francez për kontributin e Francës për paqe dhe stabilitet në rajon, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.