75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Deputetët e CDU-së rikonfirmuan qëndrimi i tyre për kufijtë, që përputhet me atë të LDK-së

Deputetët e CDU-së në Bundestagun gjerman, Christian Schmidt dhe Peter Bayer kanë zhvilluar mbrëmë një takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe përfaqësues të tjerë të partisë.

Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Mustafa, i cili tha se në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik dhe perspektivën evropiane të Kosovës, raporton Indeksonline.

Tutje Mustafa theksoi se përfaqësuesit e lartë gjerman kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre për dialogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së.

Postimi i plotë:

Mbrëmë takova deputetët e CDU-së në Bundestagun Gjerman, z. Christian Schmidt dhe Peter Bayer së bashku me drejtuesit e Konrad Adenauer Stiftung. Biseduam për çështjet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin regjional, veçmas atë ekonomik, dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Trajtuam, po ashtu, bashkëpunimin e LDK-së me CDU, si parti simotra në familjen e Partive Popullore Evropiane. Përfaqësuesit e lartë gjerman rikonfirmuan qëndrimin e tyre për dlogun dhe për kufijtë, që përputhet në tërësi me qëndrimin e LDK-së.

Në takim morën pjesë edhe Agim Veliu e Lutfi Haizri, nënkryetar të LDK-së dhe Vlora Dumoshi, anëtare e Kryesisë.IM