Mustafa e Osmani takojnë sekretarin Palmer
Sot, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa, së bashku me nënkryetaren, Dr. Vjosa Osmani, takuan zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutua lidhur me çështjet që LDK-ja i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi.
Përfaqësuesi Special Palmer, foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes me një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë./Indeksonline/