Mustafa: Disa njerëz brenda LDK-së krejt avancimin e zhvilluan mbi bazën e kundërshtimeve ndaj meje e Thaçit
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka qenë i ftuar sonte në Presing.
Mustafa duke folur lidhur për LDK-në është shprehur se disa njerëz brenda LDK-së krejt avancimin e zhvilluan mbi bazën e kundërshtimeve ndaj tij dhe Thaçit.
“Ne kemi pasur disa njerëz brenda LDK-së që tërë aktivitetin dhe avancimin e tyre politik e kanë zhvilluar mbi bazën e kundërshtimeve mos bashkëpunimit me PDK-në. Ndaj kundërshtimit ndaj meje dhe Hashim Thaçit, dhe kanë ecur ata i ke në institucione të Kosovës”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/

