75 Mall Live Search
16:24 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mustafa e Osmani takohet me Doris Pack, flasin për negociatat LDK-LVV

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me një delegacion të partisë ka takuar kryetaren e grupit të grave të EPP-së (EPP Women), Doris Pack.

Pack uroi Mustafën për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit duke uruar suksese të mëtutjeshme.

Mustafa njoftoi Doris Pack për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës. LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Poashtu, kryetari i LDK-së, duke falënderuar atë për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike.