75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 25 Mars 2025 / Z S

Mustafa e quan “përrallë” videon e LVV-së: Po rritet çmimi i rrymës për herën e tretë, çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer

Lëvizja Vetëvendosje ditën e sotme ka publikuar një video, duke u krenuar me katër vjet qeverisjeje.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohet deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. Ai videon e publikuar nga LVV-ja e ka quajtuar përallë.

”Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV-ja del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj”, ka shkruar Mustafa.

“Hidhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!”, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/