18:23 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mustafa e uron Kurtin, thotë se nuk do ta ketë leht

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij kryeministër.

“Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar. Ecëm ngadal, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka leht! IM”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook./IndeksOnline/