Mustafa: Edhe kjo ndodhë, Sveçla të vendos për shkuarjen e deputetëve në Kuvend

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka folur për seancën e nesërme të thirrur nga PDK.
Ai ka komentuar veprimin e u.d të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për lejen e deputetëve për seancë.
Ky është postimi i plotë:
Edhe kjo ndodhë!
Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputëve të marrin pjesë në mbledhjenve nesërme në Kuvend.
Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!
Kësaj i vjen era diktaturë!