Mustafa: Është e ulët që dikush të përdhos punën e mjekëve në këtë kohë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me një postim në Facebook ka thënë se është e ulët që dikush nga mediat e politika të përdhosin punën e mjekëve në këtë kohë pandemie, të cilët nuk kanë hapësirë të merren as me familjet e tyre, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se nuk kanë as të drejtë morale pasi pacientët me Covid-19 kanë fjalë të mira për punën që po bëjnë mjekët.
Postimi:
Pacientët me Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale, kryesisht shprehen mirë për punën që po e bëjnë mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor.
Është një lloj mrekullie që në mungesë të kapaciteteve hapësinore e njerëzore, me telashe të furnizimit me oksigjen të përballohet fluksi i pacientëve që kanë nevojë.
Kur bisedon me mjekët tanë, thonë se ka 9 muaj që nuk kanë jetë private. Nuk kanë kohë të kujdesen as për familjet e tyre. Prandaj është e ulët që dikush nga mediat dhe politika të tentojë të përdhosin këtë punë titanike. S’kanë as të drejtë morale, sepse disa prej tyre kanë paga disafish më të larta se të mjekëve, bëjnë jetë të lirë, largë përgjegjësisë për të sëmurit dhe për familjarët e tyre dhe marrin guxim të mbjellin defetizëm, në emër të lirisë së fjalës.
Të sëmurëve u nevojitet kurajo, besim se do të shërohen. Mjekët, drejtuesit e SHSUK-së, klinikave dhe spitaleve, së paku meritojnë respektin dhe përkrahjen tonë për një punë të përgjegjëshme dhe me sakrificat ditore që po bëjnë. IM.