Mustafa: Eshtë koha optimale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri, Isa Mustafa thotë se në këtë fazë është koha optimale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.Mustafa shton se kryeministri Albin Kurti nëse ka gatishmëri e a mundësinë që të krijojë një ekip për këtë çështje, madje thotë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend.
Sipas ish-kreut të LDK-së, Kurti duket se e ka edhe përkrahjen e opozitës në këtë proces dhe mund të ec përpara me marrëveshjen finale.Mustafa thonë se nuk e di nëse në këtë fazë të dialogut është biseduar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kërkon që të insistohet në marrëveshjen finale.
“Sigurisht se mundet kryeministri Kurti në qoftëse tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend”.“Ka një përkrahje me sa po duket edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e marrëveshjes finale”.