09:13 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë të reflektojmë ndjenjën fisnikëruese shpirtërore

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram urimi:

“Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Kurban Bajramit.

Vlerat e festës së Kurban Bajramit manifestohen përmes devotshmërisë, solidaritetit, tolerancës dhe bartin porosinë  e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore.

Festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë për t’i bashkuar familjet tona dhe të reflektojmë ndjenjën fisnikëruese shpirtërore.

Më shumë besim dhe mirëkuptim, me fat Kurban Bajrami!