75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Mustafa: Fitorja e LDK-së më 14 shkurt është fitore e demokracisë dhe refuzim i autoritarizmit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës  (LDK), Isa Mustafa, tha të mërkurën në hapje të fushatës së kësaj partie, se do të bëhet gabim i pariparueshëm nëse lejohet që në Kosovën e vitit 2021, të fitojë mendësia e diktatit dhe pushtetit absolut gjë që do të eksperimentonte më të arriturat tona shtet-formuese dhe demokratike. 

“Me votën e lirë më 14 shkurt, duke i besuar LDK-së dhe numrit 132, ju qytetarët e Kosovës, këtu dhe në diasporë, do të përcaktoheni për rrugën e integrimit, do të refuzoni përpjekjet për instalimin e pushtetit autoritar në zemër të Evropës”, tha Mustafa.

Sipas tij, oponentët politikë të LDK-së, janë në gjendje që për pushtet ta djegin shtetin, ta rrënojnë rendin juridik dhe të linçojnë çdonjërin që nuk u nënshtrohet dhe nuk mendon si ata. 

“Ne nuk e duam krejt pushtetin, ashtu siç po kërkojnë rivalët tanë. Duam demokraci dhe ndarje të pushteteve. Duam forcimin e shtetit të Kosovës, të një shteti që nuk ndahet, nuk pjesëtohet dhe nuk bashkohet. Integrohemi vetëm në Bashkimin Evropian. Jemi miq me të tjerët, por miqësia me SHBA-të është e veçantë. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka respektuar vullnetin tuaj në zgjedhjet e kaluara për të bërë koalicion me Vetëvendosjen. Por, për 50 ditë qeverisje u provua, se ata, jo vetëm që nuk janë të aftë për ta qeverisur shtetin, por janë të gatshëm të dezertojnë nga përgjegjësia karshi qytetarëve dhe karshi partnerëve tanë. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës cenohet në themel nga prishja e marrëdhënieve me partnerët tanë euroatlantikë”, tha kreu i LDK-së.