Mustafa fjalëpakë pas takimit: S’jam hidhëruar me Albin Kurtin

Takimi tri orësh në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa ka përfunduar.
Por përpos takimit të sotëm, një i ngjashëm pritet të zhvillohet edhe nesër.
Lidhur me këtë u deklarua zëdhënësi i LDK-së, Besnik Mustafa.
Kurti nuk u pa farë në dalje, por Mustafa ishte pak fjalësh. E vetmja gjë që deklaroi Mustafa ishte se nuk është hidhëruar me Kurtin.
“S’jemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, tha shkurt Mustafa, shkruan Indeksonline.
Siç duket dyshja ende nuk po arrijnë dot që të pajtohen për lidhjen e koalicionit bashkëqeverisës.
Edhe tre muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve në vend është konstituar vetëm Kuvendi i Kosovës, teksa përbërja e qeverisë së re nuk po arrihet ende.
Se çfarë do të ndodhë sërish pas takimit të nesërm, apo a do të ketë ndonjë zhvillim pozitiv në këtë drejtim, mbetet të shihet./Indeksonline/