75 Mall Live Search
12:44 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mustafa i bën ofertë LVV-së, ndryshe thotë se LDK-ja heq dorë

Lideri i LDK-së Isa Mustafa është deklaruar sot para mediave lidhur me zhvillimet e fundit për koalicionin e mundshëm me VV-në.

Mustafa tha se sot është ditë e rëndësishme sepse ka të bëjë me konstitiumin e Kuvendit të Kosovës çështje kjo e cila u trajtua në mbledhjen e Kryesisë.

“Ne mbesim edhe më tej të interesuar dhe të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente, natyrisht se jemi gati të vazhdueshme edhe të ardhmen të ofrojmë zgjidhje. LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, 5 minsitri për LDK-në dhe 5 për VV-në si partner kryesor qeverisës. Jemi pajtuar po ashtu që kryeministri dhe një zv.kryeministër t’i takojë LVV-së dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit, pasi parimisht jemi pajtuar që nga fillimi. Ndërsa zv.kryeministri i parë dhe kryetari i Kuvendit t’i takojë LDK-së. Nga një nënkryetarë të Kuvendit sipas Kushtetutës, secilit nga grupet parlamentare. LDK-ja propozon kandidat për president, i cili plotëson të gjitha kushtet e të gjitha krietert kushtetuese dhe ne mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit, përkrahte nga VV, Vetëvendosjes t’i jepet ose të marrë një ministri nga LDK dhe me këtë proporcioni në Qeveri do të mbetet, 6-4, sa i përket ministrive, por nga momenti kur zgjidhet presidenti.Kemi llogaritur se në të gjitha këto variante, LVV-ja do të ketë më shumë pozita sepse do të ketë  7 pozita qeveritare, si dhe ashtu siç ka kërkuar dy nënkryetarë të Kuvendit, ndërkaq më vonë kur do ta bënim ne zëvendësimin me president, do të mbesim praktikisht me 7 pozita ndërkaq VV 10 pozita duke përfshire edhe një ministri të bartur nga ne.Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK-në si pengesë, atëherë unë po deklarojë sot me pëlqimin e kryesisë se LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe nga të gjitha pozitat, duke ia lënë këto VV-së, pra LDK shpreh gatishmëri të votojë pa asnjë kusht me 28 deputetë formimin e institucioneve të reja, të drejtuara nga LDK.Shprehim gatishmërinë të votojmë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendi si dhe qeverinë e VV-së pa LDK, nëse ata nuk janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ne, por ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe e institucioneve të zgjidhet që në këtë vend të funksionojnë institucionet. Një alternativë është në pushtet, një në opozitë. Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë jemi opozitë, pra votojmë por qëndrojmë si parti opozitare. Pra parti ndërmjetëse në Kuvend,nuk ka. Sa i përket sot, me Kushtetutë i takon partisë së parë që të bëjë propozimin për Kryetar të Kuvendit, nëse do ta kemi ndonjë kandidat që propozon VV ne jemi marrë vesh që deputetet tanë ta votojnë atë kandidat, në mënyrë që të mos krijojmë pengesa për konstitiumin e Kuvendit”, tha Mustafa, shkruan Indeksonline.

Tutje ai shtoi se sa i përket propozimit të fundit nga VV konsiderohet se VV ta zhbëjë marrëveshjen që kanë pasur më parë, sepse ajo është përmbyllë pra për ndarjen e ministrive, është përmbyllë.

“Ka qenë VV që ka thënë e para se ajo punë është mbyllë, pra kanë pranuar kriteret e ndarjes së kësaj, konsiderojmë se s’kemi asnjë arsye të kthehemi pas të bëjmë kombinime e pazare. Sepse na janë adresuar neve, por shihet se nuk janë tonat. Shohim të gjejmë zgjidhje për presidentin, sepse të tjerat janë diskutuar. Natyrisht që ata kanë të drejtë të propozojnë kë të dojnë, por edhe LDK ka qëndrimin e vetë pasi nuk dëshirojmë të hyjmë në relacion të koalicionit me ndonjë kandidat tonin. Nuk mendoj se do pranonte as Osmani as deputetët e tjerë të LDK-së. Nuk mendoj se duhet të votojmë kandidat tanë, sepse ne i propozojmë vetë. Kam parë raste kur duan të përzihen në punët e LDK-së, por duhet t’u themi të rrijnë larg punëve të LDK-së, nuk i lejojmë të na caktojnë kuadrot tona, pra duhet të kenë respekt që këto punë nuk bëhen ashtu, por në bazë të një respekti dhe autoriteti që kanë subjektet politike.Ne si subjekte politike duhet të jemi të gatshëm të shkojmë gjithmonë, por mendoj se nuk i bëjmë mirë vendit të shkohet në zgjedhje. LDK nuk punon për zgjedhje por ne po themi po ua votojmë qeverinë e juaj, por vendi të mos shkojë në zgjedhje, sepse nuk ka arsye që ky vend të mos krijojë institucionet e veta.Çështja e presidentit nuk është çështje e hapur tani, por që nga fillimi i negociatave tona me LVV-në, është propozim i bërë nga VV në gusht të këtij viti, për shtyllat e marrëveshjes, aty në njërën anë ka qenë presidenti e kryetari i kuvendit dhe numri i njëjtë i ministrive, në anën tjetër me kryeministrin dhe numrin e njëjtë të ministrive. Nuk e kam dëgjuar ashtu qëndrimin e zonjës Osmani, konsideroj se qëndrimet e të gjithë neve, të nënkryetarëve e të gjithëve është i njëjtë. Mund të ketë variacione, por ky është qëndrimi jonë, që tani ta kemi zotimin se do të përkrahin një kandidat, të merremi vesh me VV-në lidhur me formulimin, por kjo që ne të kemi një zotim nga VV nuk nënkupton që presidenti zgjidhet mbi bazën e zotimeve, pasi lypset që 80 deputetë të marrin pjesë së paku në votim, me pjesëmarrjen prej 80 deputetëve që ky koalicion nuk i ka. Ne me VV-në nuk i kemi, as me pakicat nuk i kemi sepse edhe ma ta arrijmë 77. Pra lypset një pajtueshmëri më e gjatë, jemi të vetëdijshëm, ne e kemi kërkuar zotimin nga VV si akt besimi reciprok, e jo si akt përfundimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, sepse Presidenti zgjidhet në 2021.”, shtoi Mustafa./Indeksonline/