17:12 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mustafa i shqetësuar me rastet e reja me COVID: E provova vet, të heqim dorë nga ahengjet, dasmat e pushimet..

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi të bërë në FB ka shprehur shqetësimin e tij karshi konfirmimit të rasteve të reja me COVID-19 vetëm në ditën e sotme.

Ai ka thënë se duke e përjetuar vet këtë virus e ndjen obligim e apel që të ketë kujdes.

Derisa ka thënë se duhet hequr dorë nga ahengjet, dasmat në bazë e lëvizjet për pushime e rekreacion, sepse po shtohet edhe rreziku i përhapjes së virusit.

Ky është postimi i plotë:

Miq të nderuar
Më brengosi sot numri i të infektuarëve prej 276 me Covid-19. E përjetova keto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Eshtë një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.

Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.

Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.

Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.

Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.
Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.

Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.

Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin!