Mustafa i tronditur: U vra njeriu që luftoi për ideale në Koshare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur sot në Istog, prej ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, në përpjekje për të parandaluar një grabitje të armatosur në një bankë në qytetin e Istogut.
Mustafa ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Demaj duke thënë se është thellësisht i tronditur nga ky rast tragjik.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi i hidhur se në Istog, sot u vra në krye të detyrës Izet Demaj, polic i Republikës së Kosovës. Izeti u vra në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës së Kosovës, u vra njeriu për idealet për të cilat luftoi si luftëtar i Kosharës edhe atëherë kur ishte më së rëndi. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Demaj dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”, ka shkruar i pari i LDK-së. /IndeksOnline/