75 Mall Live Search
18:48 / E Hënë, 09 Mars 2026 / B XH

Mustafa ironizon me LVV-në: A është ende Kushtetuesja “e kapur nga opozita”?

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen e dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një deklarate publike, ai ka ironizuar qëndrimet e Lëvizja Vetëvendosje (LVV), duke pyetur nëse tani kjo parti e konsideron gjykatën të paanshme.

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme ndaj dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

“A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese ‘e kapur nga opozita’? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim VV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?”, ka deklaruar Mustafa.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti ka pezulluar dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit.