Mustafa: Jam pjesë e grupit të ekspertëve në dialogun Kosovë-Serbi

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka konfirmuar se është pjesë e grupit të ekspertëve për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai u shpreh se bashkëpunimin që pati me qeverinë e kaluar, po e vazhdon edhe me qeverinë e re, shkruan Indeksonline.
“Nuk ka asgjë të re këtu. Kam qenë në një rol të eksperti këshillëdhënës edhe gjatë qeverisë së kaluar kur koordinator ka qenë Skënder Hyseni. Ky bashkëpunim ka vazhduar edhe me qeverinë e re. Nuk mund të mos i ofroj shërbimet e mia kur është çështja për negociatat me Serbinë. Grupi i Ballkanit është realizator teknik, por puna e ekspertëve është e lidhur me qeverinë”, tha Mustafa në Klan Kosova.
Tutje, ai bëri të ditur që do të jetë i angazhuar në fushën e ekonomisë.
“Do të punojmë si ekip. Shoshitim gjëra dhe japim mendime dhe propozime për qeverinë. Bashkë me kolegun Robert Muharremi do të jem më i koncentruar në ekonomi. Kemi pasë 2-3 deri tash me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”./Indeksonline/