75 Mall Live Search
15:47 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Jemi të bindur se Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës duke u shprehur i bindur se Beyer do t’i mbroj interesat e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.

Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”, ka thënë ai./Indeksonline/