75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Marrëveshja me Serbinë të arrihet pa e cenuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se ka tendenca qëllimkëqija që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve.

Mustafa shtoi se LDK-ja vlerëson se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa u cenuar në asnjë formë shtetësia e Kosovës, e përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2018, transmeton Indeksonline.

Mustafa ripërsëriti qëndrimin e LDK-së të deklaruar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, saktësisht në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve. Po shkëpus një pjesë të tekstit nga dokumenti, që pasqyron qendrimin e LDK-së:

LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut.

(Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar ne faqen zyrtare të LDK-së).

Çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së