75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Kam urdhëruar organet e rendit, zbatim rigoroz të vendimit për taksën

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka urdhëruar organet e rendit që të zbatojnë në tërësi vendimin e ekzekutivit për vendosjen e taksës prej 100% të produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se vendimi i kryeministrit Haradinaj do të zbatohet nga të gjitha institucionet.

“Kemi marr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e masës ndaj produkteve serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës. Pas vendimit  të  Kryeministrit kam ftuar organet e rendit në takim ku kam urdhëruar të marrin masat e nevojshme për ta zbatuar vendimin e Kryeministrit dhe të Qeverisë së Republikës”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/