Mustafa: Kemi fituar kundër mijëra tankeve e do të fitojmë kundër të gjithëve që sulmojnë e njëllosin UÇK-në

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, i njohur si “Komandant Remi” thotë se drejtësia është me të dhe bashkëlufëtarët e tij.
“Bashkë kemi kaluar ditët më të rënda për popullin tonë e për ne, por edhe ditët për të cilat krenohemi më së shumti. Prej atëherë çdo ditë jemi afruar më shumë, i kemi besuar njëri tjetrit më shumë, jemi forcuar më shumë. Dhe, ajo që e di me siguri është se çdo ditë ka qenë më mirë. Kemi fituar kundër mijëra tankeve e do të fitojmë edhe kundër ngrehinave të të gjithë atyre që nuk u ndalën së sulmuari e njëllosur të gjithëve bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.
