14:56 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Kemi pajtueshmëri të përgjithshme, e pranojmë kryeministrin nga partia e parë në zgjedhje

Kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë kanë folur sot për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, pas negociatave të zhvilluara deri tashti, shkruan Indeksonline.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë ka thënë se kemi arritur një pajtim në nivel të kënaqshëm.

“Ne sot në mbledhje u informuam nga ekipi ynë lidhur me rrjedhën e negociatave, dialogut që po zhvillohen me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizmin e programit qeverisës.

Po ashtu kemi arritur në pajtime për një nivel të knaqshëm dhe sa i përket organizimit të Qeverisë dhe mënyrës se si do të funksionojë Qeveria, në sa mnistri dhe si do të shpërndahen ato dhe për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave.

Kemi pajtushëmri të  përgjithshme që ekipi ynë të vazhdojë edhe më tej për harmonizimin. Kjo është një fazë që ne e kemi kryer. Do të vazhdojmë pas certifikimit të rezultateve.

Kjo qeverisje është qeverisje katërvjeçare dhe ne do të merremi dhe do të zgjedhim për një marrëvshje të përbashkët katërvjeqare”, ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me deklaratat se emri i kryeministrit sillet në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustafa tha se u përmbahen fjalëve që do ta pranojnë kryeministrin e partisë që del e para.

“Ne do ta pranojmë kryeministrin e partisë që del e para dhe ne do t’i përmbahemi këtij parimi.

Nuk kemi fol sot veçenarisht për këto, do të flasim në takim me Albin Kurtin, do të mirremi  vesh dhe do ta bëjmë publike para jush”.

Ndërkohë ai tregoi në cilat pika nuk po gjejnë pajtueshmëri të plotë me partine fituese të 6 tetorit.

“Unë për pika nuk do të lëshohen, por janë disa çeshtje të ekonomisë ka përafri të çështjes se tatimeve të taksave dhe kemi kujdes për mosngarkimin e qytetarëve për taksa të reja dhe çëshjeve sociale që ka disa dallime”, ka thënë ai./Indeksonline/