Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhetin 2026
Deputet i Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, ka njoftuar se do të dorëzojë sot një amendament në Komisionin parlamentar për buxhet për përfshirjen e buxhetit të Prishtinas në Projektbuxhetin e vitit 2026.
Sipas tij, amendamenti do të paraqitet në mbledhjen e komisionit që mbahet në orën 13:00, me synimin për të siguruar mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare.
Mustafa ka theksuar se përfshirja e buxhetit të kryeqytetit nuk duhet të trajtohet si çështje lokale apo partiake, por si interes i përgjithshëm shtetëror.
Ai ka vlerësuar se Prishtina, si qendër kryesore ekonomike, akademike, shëndetësore dhe administrative e vendit, përballet çdo ditë me fluks të madh qytetarësh nga komunat e tjera, prandaj investimi në infrastrukturë dhe shërbime ndikon drejtpërdrejt në jetën e qindra mijëra qytetarëve në mbarë Kosovën.
Mustafa ka bërë thirrje për konsensus ndërpartiak, duke e cilësuar mbështetjen e amendamentit si domosdoshmëri për funksionalitetin e shtetit.

