75 Mall Live Search
19:08 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Klinkel dha kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel.

Në këtë telegram Mustafa ka shkruar se Kinkel dha kontribut të jashtëzkonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës gjatë të 90-tave, transmeton Indeksonline.

Më poshtë telegrami i plotë:

Me rastin e vdekjes të ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Klaus Klinkel, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e mikut të Kosovës, Klaus Klinkel.

Klinkel dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, prandaj vdekja e tij na pikëlloi shumë. Ai përveç se do të mbahet mend për politikën në Gjermani, do të kujtohet edhe nga qytetarët e Kosovës për mbështetjen që i dha qytetarëve tanë për lirinë.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju shpreh ngushëllime të gjithë qytetarëve gjerman”. /Indeksonline/