Mustafa: Koalicioni që rrihte gjoks po e kolapson Kosovën
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se koalicioni që ‘rrihte gjoks’ se do të merr vendime të mëdha, po e kolapsin Kosovën.
Përmes një shkrimi të gjatë, Mustafa ka përmendur grevat, dështimin e Kosovës për Interpol, njohje të pakta e marrëdhëniet e përkeqësuar me SHBA-të dhe BE-më, transmeton Indeksonline.
Sipas tij, Kosova nuk duhet t’ia besoj edhe me tutje koalicionit qeverisjen e vendit, dialogun e arkën e shtetit.
Postimi i plotë i Mustafes në facebook:
Koalicioni,
që rrihte gjoks se do të merr vendime të mëdha, po e kolapson Kosovën.
Po mbushen tre javë me shkolla e fakultete te mbyllura, e
këta vazhdojnë të bëjnë pazare;
Mijëra pacient presin për tu operuar, ndërkaq kirurgët
vazhdojnë grevën;
Të pakënaqur me paga shprehen edhe gazetarët e RTK-së,
doganierët, infermierët, punonjësit e shërbimit korrektues…
PSD e shantazhon Qeverinë me Ligjin për paga,
Ligjin për dialogun, shkarkime e ngarkime… ashtu siç e shantazhonte Lista
Serbe;
Po hyjmë në muajin e tretë, që katër komuna në veri
nuk e pranojnë sovranitetin shtetëror;
Ky koalicion dështoi në liberalizimin e vizave, në
anëtarësimin e Kosovës në Interpol, dështoi me kontratën e Kosovës së Re, sepse
u tërhoq financuesi kryesor – Banka Botërore, po e shkatërron Telekomin me
punësime partiake sikurse edhe ndërmarrjet e tjera publike;
Ky është koalicioni me Qeverinë me 1/3 e ministrave
me aktakuza me mbi 80 zëvendësministra;
Ky koalicion ia humbi Kosovës 13 njohje;
Korrupsioni, sipas matjeve ndërkombëtare është në
rritje;
Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë përkeqësuar.
E gjithë kjo nuk habitë. Janë këta të njëjtit që
për dy vite e gjysmë e kallën Kosovën, erdhën në pushtet me dhunë; kundërshtuan
Marrëveshjen për demarkacionin deri sa erdhën në pushtet; janë të njëjtit që
organizuan anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por nuk arritën, në dhjetor
të vitit 2017 dhe që nuk mërziteshin as për BE-në e as për SHBA-të.
Kosova nuk duhet t’ia besoj edhe më tutje këtij
koalicioni qeverisjen e vendit; nuk duhet t’ia besoj dialogun për marrëveshjen
përfundimtare me Serbinë, nuk duhet t’ia besoj arkën e shtetit…
Qeverisja e këtij koalicioni, në krye me PDK-në,
është e dëmshme për Kosovën.