Mustafa: Koha për ndryshim është tani

Kandidati i LDK-së për deputet Besian Mustafa ka mbajtur një konferencë shtypi.
Ai në konferencë shtypi ka ftuar qytetarët që në zgjedhjet e 9 shkurtit ta votojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
”Është koha për ndryshim, është koha për liderët që kanë një program real e të prekshëm për të ardhmen e Kosovës, dhe kjo është koha që ju qytetarët e Kosovës të flisni dhe të thoni me zë të lartë dhe të qartë, ‘koha për ndryshim është tani.Është koha të dilni dhe të votoni për ndryshim, votoni për ndryshim. Varet nga ju që të siguroheni që familjet e juaja të votojnë ndryshimin. Secili prej jush duhet të marr të paktën një person më shumë me vete në qendrën e votimit këtë të diele, sepse kjo mundësi për ndryshimin e madh nuk kthehet më”, u shpreh Mustafa.
Një të ardhme të ndritur, apo në të ardhme si kjo e qeverisë së VV-së? Krejt varet nga ju, ka shtuar Mustafa./Indeksonline/