14:01 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / Blerim

Mustafa konfirmon rritjen e grupit parlamentar të LDK-së, çështja e presidentit javën tjetër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me Grupin 6+, ka folur për media.

Ai ka thënë se ky takim ka ardhur pasi që ky grup e ka mangut një deputet.


“U morëm vesh që të koordinojmë me grupin tonë parlamentar, sepse është edhe rregullorja e Kuvendit të vazhdojnë deri të bashkohen në një grup parlamentar”.

Mustafa tha se në javën tjetër të ulen dhe të bisedojnë me partitë për çështjen e presidentit.

“Të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet parlamentare, me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë. Do të bejmë përpjekje ta gjejmë një zgjidhje, pasi që sipas mendimit tonë është më mirë që të mos shkojmë në zgjedhje”, tha lideri i LDK-së, transmeton IndeksOnline.