75 Mall Live Search
11:35 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Kosova të mos drejtohet nga shkelësit e Kushtetutës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në Facebook , lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjellë Indeksonline

Sipas këtij, vendimi ekipi negociator i Kosovës është jo kushtetues dhe si i tillë nuk ka bazë që të negociojë me Serbinë.

Mustafa duke përmendur rastet e dy presidentëve që kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar se është shkelur Kushtetuta, ka kërkuar që edhe Qeveria të bëjë të njëjtën gjë.

Më poshtë gjeni statusin e plotë:

Të nderuar qytetarë

Gjykata Kushtetuese foli. Shpalli jokushtetues në tërësinë e tij Ligjin për dialogun. Shpalli jokushtetues Ekipin e Dialogut.

Ekipi, pa e pritur hyrjen në fuqi të Ligjit, i cili u kontestua nga LDK dhe VV, ushtroi veprime jokushtetuese në procesin e dialogut me para të Buxhetit. Kryeministri, në mënyrë jokushtetuese, i kishte deleguar përgjegjësitë e tij për dialogun.

Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD. Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria.

Janë këto shkelje të Kushtetutës në proporcione gjeometrike nga koalicioni PAN.

Dy presidentë tanë kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar shkelje e Kushtetutës. Tani radhën e ka kjo Qeveri dhe ky Kuvend. Duhet të pajtohemi se nuk lejohet që Kosovën ta drejtojnë shkelësit e Kushtetutës. IM