15:03 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafa kujton heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kujtoi në 23-vjetorin e rënies të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Mustafa tha se Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe luftëtar i pashoq.

“Zahir Pajaziti ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe pa dyshim Hero i Kosovës. Zahiri ishte luftëtar i pashoq, i cili luftën e tij politike dhe ushtarake e bëri për dashurinë ndaj atdheut. Ai ishte organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve ndaj forcave serbe”, u shpreh Mustafa.

Për të tre heronjtë, Mustafa tha se ishin strategë të shquar dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin strategët e shquar që në kohët e vështira luftuan për vendin tonë dhe u bënë figura të rëndësishme të historisë sonë. Ata ranë heroikisht në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

Lavdi jetës dhe veprës së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, përfundoi Mustafa.