Mustafa kujton presidentin Rugova: Me emrin e tij janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76-vjetorit të lindjes.
“Më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut lindi ikona dhe figura emblematike e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare. I shkolluar në Paris, ai u mishërua me vlerat perëndimore, idealin për liri e pavarësi prej të cilave ai asnjëherë nuk hoqi dorë.
Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua nga Perëndimi, duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“Sot, është nder për secilin ta kujtojmë figurën e Rugovës, themeluesin e LDK-së, presidentin historik të Kosovës, Gandin e Ballkanit, që me dijen dhe urtësinë arriti ta fitojë simpatinë dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtetndërtimi. Mjafton ta kujtojmë postulatin e tij: “Asgjë më pak se pavarësi!”.
Arkitektin e pavarësisë do ta kujtojmë përherë si motiv për ta vazhduar rrugën e trasuar nga ai, forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova”, shkruajnë nga LDK-ja.
Shkrimi i plotë:
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 76-vjetorit të lindjes.
“Më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut lindi ikona dhe figura emblematike e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.Ibrahim Rugova ishte një personalitet i rrallë i letërsisë, politikës dhe kulturës shqiptare. I shkolluar në Paris, ai u mishërua me vlerat perëndimore, idealin për liri e pavarësi prej të cilave ai asnjëherë nuk hoqi dorë. Rugova është njeriu letrar dhe politik, një rast i rrallë në botë që me vizionin, dijen dhe përkushtimin e tij u rreshtua nga Perëndimi, duke fituar simpatinë dhe vëmendjen e botës demokratike për problemin, vuajtjen dhe persekutimin e popullit të Kosovës nën regjimin serb. Sot, është nder për secilin ta kujtojmë figurën e Rugovës, themeluesin e LDK-së, presidentin historik të Kosovës, Gandin e Ballkanit, që me dijen dhe urtësinë arriti ta fitojë simpatinë dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me emrin e Ibrahim Rugovës janë identifikuar të gjitha proceset historike të Kosovës, liria, demokracia dhe shtetndërtimi.
Mjafton ta kujtojmë postulatin e tij: “Asgjë më pak se pavarësi!”.Arkitektin e pavarësisë, do ta kujtojmë përherë si motiv për ta vazhduar rrugën e trasuar nga ai, forcimin e demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova”.