22:37 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / GF

Mustafa: Kurti s’ka asgjë të përbashkët me Rugovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka asgjë të përbashkët me ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugovën.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të gjithë politikanët e krahut tjetër, përkundër dëshirës së tyre, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova.

“Jo, asgjë të përbashkët me Rugovën nuk ka Kurti. Të gjithë politikanët e krahut tjetër, përkundër dëshirës së tyre, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova. Kjo nuk i bën ata rugovist, kjo e tregon qartazi edhe një herë Rugovën vizionar dhe ata të tjerët thjeshtë përcjellës të vegjël që bëjnë shumë zhurmë e përfundojnë natyrshëm në rrugën e vetme të vërtetë. Atë që ka trasuar Rugova”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa.