Mustafa: LDK s’pranon qeveri teknike, është ofendim për ne!
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të LDK-së, lideri i kësaj partie dha një deklaratë para medieve ku ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Këto zgjedhje do ti mundësojnë qytetarët në bazë të vullnetit të tyre për ta drejtuar vendin, këto janë qëndrimet tona”, ka thënë ai.
Mustafa gjithashtu shtoi se partia e tij me keqardhje e ka pranuar lajmin për ftesën që i është bërë kryeministrit të Kosovës për intervistim nga Gjykata Speciale.
“Me keqardhje e kemi pranuar lajmin. Askush nga ne nuk ka qenë i informuar për ftesën që i është bërë z.Haradinaj për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë” tha Mustafa.

Ndërsa i pyetur se a pranon LDK-ja qeveri teknike, ai përgjigjet duke thënë asesi, njofton Indeksonline.
“Asnjë qeveri se shohim si mundësi përpos asaj që del nga zgjedhjet e lira”, ka thënë Mustafa..Indeksonline/

