Mustafa: LDK kërkoi vazhdimisht zgjedhje, por jo edhe për këtë ftesë të Haradinajt!
I pari i LDK-ës ka reaguar ndaj dorëheqjesë së kryeministrit, Ramush Haradinaj, duke ndjerë keqardhje që kjo dorëheqje ka ndodh për shkak të Gjykatës Speciale.
“LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.” Ka shkruar Mustafa.
Tutje, Mustafa ka uruar që pafajsia e Hradinaj të provohet edhe ksaj herë sepse lufta UCK-së ka qenë e drejt.
“Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe” ka thënë ai.