75 Mall Live Search
18:56 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / FR

Mustafa: LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku është kryeministër

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa sot në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me qeverinë e ardhshme të vendit.

Ai është shprehur se LDK-ja do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku është kryeministër.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse Abdixhiku, pra kryetari i LDK-së do të jetë dhe udhëheqës, pra kryeministër i asaj qeverie”, është shprehur tutje Mustafa.