Mustafa: LDK-ja nuk voton asnjë kandidat me partinë e të cilit nuk ka marrëveshje politike

Deputeti i betuar i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se kjo parti nuk voton asnjë kandidat për kryetar të kuvendi me të cilin nuk kanë marrëveshje politike paraprake.
Kështu u shpreh ai pak para nisjes së seancës konstituive.
“LDK-ja nuk voton ndonjë kandidat me të cilin, apo me partinë e të cilit nuk ka marrëveshje politike paraprake. Është shumë e thjeshtë, shumë e qartë”, tha Mustafa.
Ai shtoi se sot do të shihet nëse VV-ja është e gatshme të gjejë një kompromis për të konstituuar.