75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 24 Janar 2025 / Z S

Mustafa: LDK-ja po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media.

Në konferencë për media u paraqit zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

Ai ka thënë se LDK-ja është e vetmja parti që po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës.

“Dje ishim në Gjilan ku do të investojmë në 10 milionë euro vetëm për spitalin rajonal, që e kemi paraparë për këtë regjion”, tha ai gjatë konferencës për media.

Mustafa tha ky spital do të jetë një qendër e ekselencës.

Më tutje Mustafa u shpreh se në Prishtinë po ashtu 1 miliardë e gjysmë euro janë premtuar se do investohen.

Kurse, në Podujevë, tha se përgjigje e fuqishme po jepet se Llapi është i djathtë dhe se është i LDK-së.

“Kudo që shkojmë i japim zgjidhje dhe përgjigje kërkesave të qytetarëve. Të tjerët japin premtime boshe dhe zero plane”, tha Mustafa.

Ai theksoi se partia në pushtet, lideri i saj si dhe ministrat janë zhdukur dhe sipas tij nuk po kanë guxim as të debatojnë me LDK-në./Indeksonline/