75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 21 Maj 2025 / S Z

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Click” në RTV21 tha se 20 deputetët e LDK-së, në këto rrethana, e refuzojnë një koalicion me Vetëvendosjen.

“Kjo natyrisht nuk e ndalon Vetëvendosjen të bëjë koalicion me dikë tjetër. Në rast se i bie radha LDK-së të bëjë qeverinë, do të insistonim që atë ta bëjë LDK-ja”, tha Mustafa.


“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana”, u shpreh Mustafa.