20:59 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Mustafa: LDK nuk i ka dy zëra, duam rrëzimin e Qeverisë

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e qeverisë dhe e ekipit negociues.

Sipas Mustafës kjo Qeveri duhet të rrëzohet dhe se LDK është partia më e madhe në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Tutje ai ka shtuar se LDK është në opozitë, është unike dhe nuk i ka dy zëra.

Mustafa poashtu ka thënë se qëndrimi i partisë së tij është i ditur, por që po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në. IM