23:22 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mustafa: Lugina nuk do të heqë dorë nga bashkimi me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka shprehur optimizëm se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të bëhet pjesë e takimit të radhës në kuadër të dialogut të Brukselit.

Pavarësisht prej reagimeve të fuqive të mëdha, ai e ka quajtur të realizueshme kërkesën e shqiptarëve të Luginës.

Mustafa ka thënë për “Epoka e re” se bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në asnjë mënyrë nuk do të ketë efekt domino në vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nëse dy vendet fqinje arrijnë marrëveshje paqësore, nuk mund të kundërshtohet nga askush korrigjimi i kufirit, rrjedhimisht edhe bashkimit i Luginës së Preshevës me Kosovën.

Sipas Mustafës, Lugina e Preshevës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkesa për të qenë pjesë integrale e Republikës së Kosovës.