75 Mall Live Search
22:28 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / S Z

Mustafa: LVV duhet të shkojë në opozitë për disa vite

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa parashikon ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se VV duhet të shkojë në opozitë për një riedukim politik, ndërsa LDK do të fitojë më shumë ulëse në Kuvend.

“Kurti, duke qenë i pasinqertë, nuk pranoi asnjë ofertë, duke pretenduar se ka numrat. Zgjedhjet e reja do të sjellin një rezultat tjetër: do të ketë ndryshim në numrin e ulëseve në Kuvend, dhe LDK do të ketë më shumë ulëse. LVV nuk duhet të qeverisë pas këtyre katër viteve me dështime të shumta. Koha për LVV është të shkojë në opozitë, të kalojë një riedukim politik, dhe pastaj, pas disa vitesh, mund të shohim për një rikthim,” tha Mustafa në rtv21.