75 Mall Live Search
18:23 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Mustafa: Matematika s’është politikë, 17 mijë vende punë më pak në këtë qeveri!

Banka Botërore sot raporti se në vitin që lamë pas kishte 17 mijë vende pune më pak se në 2017.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa thotë se përderisa raporti i BB-së tregon se ka rënië të numrit të vendeve të punës, Qeveria thotë se ka shtuar vende pune.

Sipas tij ‘matematika s’ është politikë”, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Matematika s’është politikë!
Sot, Banka Botërore raportoi që në vitin 2018 kishte 17 mijë vende pune më pak se në 2017. 
Qeveria po thotë që në 2018 janë shtuar vende pune.
Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, pjesë e Zyrës së Kryeministrit, po thotë që në 2018 janë humbur 8 mijë vende pune! Shih tabelën e ASK-së mbi punësimin:

2017, të punësuar 357 mijë
2018, të punësuar 349 mijë

349 – 357 = -8./Indeksonline/