75 Mall Live Search
14:44 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së, diskutohet për përmbylljen e procesit zgjedhor brenda partisë!

Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Mustafa, është mbajtur takim me kryetarët e degëve të LDK-së.

Në takim sipas njoftimit të kësaj partie u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së që do të kulmojë me Kuvendin e LDK-së më 3 gusht ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm që më së miri do të implementojnë parimet programore të LDK-së.

“Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, shkruhet tutje në njoftim./Indeksonline/