75 Mall Live Search
21:35 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Mustafa mesazh Kurtit: Nuk ka vota ‘bllanko’ për kryeministër

Gjatë ditës së sotshme u mbajt seanca konstituive e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës u zgjodh i propozuari nga LVV, Glauk Konjufca, transmeton Indeksonline.

Për LDK-në, ky propozim i LVV-së ishte befasues pasi ende nuk kishin arritur një marrëveshje për koalicion.

Përkundër kësaj, LDK e votoi Konjufcën për Kryetar të Kuvendit.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për RTV 21 u shprehë se kjo ka qenë e pritshme.

 “Ne nuk kemi pasur informata që do ta bëjnë këtë. Ka qenë e pritshme, partia që del e para e ka të drejtën kushtetuese të propozoj kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne sot në mbledhjen e kryesisë u morëm vesh se ne ta votojmë kandidatin që e propozojnë Vetëvendosja pasi ishim të interesuar që të filloj procesi i formimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.”, tha ai.

Tutje, Mustafa u shprehë se ky veprim ishte i njëanshëm nga LVV dhe se çdo marrëveshje që është arritur, është hedhur poshtë.

“Unë konsideroj se është një hap i njëanshëm i LVV-së, se me këtë praktikisht është hedh çdo gjë që arritur marrëveshje me LVV, për arsye se kemi një sjellje krejtësisht tjetër kundrejtës asaj që kemi pasur në procesin e negociatave me LVV, tani do të shihet, konsideroj se nga tash fillon procesi, themi përgatitjeve të LVV për të propozuar përbërjen e qeverisë, ta bëjnë atë me ndonjë subjekt politik, apo e bëjnë vetë është çështje tjetër. Prandaj është çështje e përgjegjësisë së tyre.”

Mustafa u shprehë se nuk është opsion real më votimi i Albin Kurtit për kryeministër pa u arritur marrëveshja.

“S’mund të them se është opsion real nga dita e sotme sepse nëse veprohet në këtë mënyrë të njëanshme, pa konsultime, pa njoftime, atëherë për LDK-në nuk ka hapësirë që të jepen votat ‘bllanko’  për askënd…”, përfundoi ai. /Indeksonline/