Mustafa mirëpret aksioni në veri, mirëpo kritikon drejtësinë për rastin e fajdeve!
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është deklaruar rreth aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Sipas tij, duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.
“Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njoh as ligji. Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit. Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve”, ka shkruar ai.
Mustafa theksoi se zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminale. /Indeksonline/