12:55 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Mustafa në 14-vjetorin e vdekjes së Rugovës: Ai ishte artikuluesi më i mirë për liri e pavarësi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin 14-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me këtë rast kryetari i LDK-së, Isa Mustafa shprehu fjalët më të mira për ish- presidentin Rugova, duke thënë se ai ishte artikuluesi më i mirë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

I pari i LDK-së, para anëtarësisë dhe qytetarëve që kishin ardhur për të nderuar ish-presidentin Rugova, nuk u deklarua rreth formimit të koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, por përmendi gjithë angazhimin e ish-presidentit Rugova për LDK-në dhe Kosovën.

Ndryshe, gjatë ditës, Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova, si dhe kanë vizituar familjen Rugova.