75 Mall Live Search
17:07 / E Premte, 30 Tetor 2020 / A. M.

Mustafa në mbrojtje të Tërmkollit, godet Tomë Gashin: Skandaloz dhe vulgar!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i ka dal në mbrojtje anëtares së partisë së tij, Melihate Tërmkollit, pasi kjo e fundit u sulmua me një gjuhë të ulët në një debat nga avokati, Tomë Gashi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar gjithëherë e hapur për pjesëmarrje në debate për tema të ndryshme. Njerëzit e LDK-së shpesh janë penguar të thonë mendimin e tyre, nga përfaqësues të disa subjekteve politike por edhe nga disa individ që merren si analistë politik, mirë të paguar dhe të instruktuar nga mediume të ndryshme.

Pengesat që mbrëmë iu bënë në një emision televiziv znj Melihate Termkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që ta shpreh mendimin e saj dhe ofendimet që pasuan ndaj saj nga avokati Tomë Gashi janë të papranueshme, jo vetëm për LDK-në por për çdo mendje civilizuese në Kosovë.

Mediat kanë për obligim të mos krijojnë hapësirë për ofendime dhe skandale nga njerëz që nuk rreshtin të tregohen vullgarë dhe të shpërfaqen pa fije edukate dhe me mungesë të plotë përgjegjësie para opinionit publik”, ka shkruar Mustafa. /Indeksonline/