Mustafa në Prishtinë: Nuk kemi garantuar asnjë koalicion, edhe nëse bëjmë do të jetë me kushte të LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës zhvilloi sonte fushatën zgjedhore në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Me këtë rast para shumë qytetarëve mori fjalën i pari i kësaj partie, Isa Mustafa.
Mustafa deklaroi se qytetarët nuk duhet harruar që të dielën të votojnë LDK-në, e cila do të thellojë miqësinë me ShBA-të dhe BE-në dhe që do të qeverisë si duhet dhe pa manipulime Kosovë, transmeton Indeksonline.
“Qytetarë të Kodrës së Trimave meritoni me qenë Kodra e Trimave sepse keni luajtur një rol historik që askush s’mund t’ua mohojë ,por poashtu e keni pas një refren shumë të mirë kur thojshi se kur dojna fitojna. Edhe ajo ka lind këtu, në Kodrën e Trimave, prandaj u them sot po dojmë dhe do të fitojmë.Fitojmë në Kodrën e Trimave, në Podujevë, me Pejën, me Prizrenin, me Gjilanin, edhe të fitojmë me tërë Kosovën sepse LDK e meriton të fitojë.Ne jemi të shtrirë në të gjitha pjesët e Kosovës dhe presim përkrahjen nga çdo shtëpi në Kosovë, presim përkrahje për LDK-në dhe presim përkrahjen për kryeministren tonë, Vjosa Osmani.Prandaj ju të gjithë veprimtarë të LDK-së, simpatizantë qytetarë duhet të ndihmoni të kontribuoni të zgjojmë çdo njeri në Kodrën e Tirmave dhe jo vetëm këtu, por në gjithë Prishtinën dhe Kosovën të bëjmë apel se kësaj radhe udhët të fitojë me çdo kusht LDK, sepse LDK-ja e meriton fitore.Ju keni dhënë kontribute tepër të rëndësishme. E tha kryetari i juaj, sekretari jonë i përgjithshëm, Ismet Beqiri se kjo pjesë e Prishtinës është pjesë historike sepse ju keni mbajtë gjallë arsimin kur u mbyllën shkollat shqipe, keni mbajtur gjallë shëndetësinë dhe keni dhënë kontribut të jashtëzakonshme si LDK dhe jeni degë që s’ka humbur kurrë dhe ka fituar gjithmonë e që do të fitojmë edhe kësaj radhe. Prandaj ta mbajmë timonin e fitores sepse e kemi LDK-në dhe ne do të brohorisim për LDK-në sepse vetëm fitorja e LDK-së na nxjerr edhe na bën fitues në krye me Vjosa Osmanin si kryeministre e Kosovës”, tha Mustafa.
Ai shtoi tutje se së pari duhet fitojnë si LDK dhe pastaj të votohen kandidatët të cilët përkrahen.
“Kështu që të gjitha mund ti harroni, por mos harroni LDK-në, sepse kjo është fitorja jonë, amblema e jonë kësaj radhe që të qeverisim mirë dhe drejtë Kosovën, pa marrë parasysh manipulimet e kundërshtarëve tanë. Këto manipulime do t’ua zhveshim të dielën me një votë të fuqishme për LDK-në, ajo do të jetë përgjigja për të gjithë kundërshtarët tanë politik. Ne kemi vendos se LDK nuk do të bëj koalicion me PDK-në, këtë do ta keni të qartë ju dhe gjithë Kosovë. Por poashtu dua t‘u them se LDK nuk i ka garantuar asnjë koalicion partive tjera, sepse ne do të bëjmë koalicione me kushte të LDK-së, me program të LDK-së me miqësi që ne do ta thellojmë me BE-në me ekonominë e zhvilluar të tregut dhe me bashkëpunim që do ta kemi ne me të gjitha subjektet këtu dhe jashtë Kosovës. Prandaj në këtë frymë ju ftoj që më 6 teto të jemi bashkë të votojmë, ta rrisim votën dhe ta bëjmë aq sa peshon LDK- dhe LDK peshon shumë më shumë se sa të tjerët mendojnë. Urime, suksese dhe shëndet të gjithë me një ftesë që bashkërisht të votojmë dhe të fitojmë. Kësaj radhe thërrasim për fitore të LDK-së” përfundoi ai./Indeksonline/