75 Mall Live Search
21:54 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Mustafa: Ne rival për tërë këto vite e kemi pasur PDK, VV nuk e kemi bërë hesap

I pari LDK-së Isa Mustafa ka folur rreth rivalitetit politik që partia e tij ka pasur ndër vite, e që sipas tij është PDK.

Sipas tij, gjatë tërë këtyre vite për ta rivale ka qenë PDK, ndërkohë Vetevendosjen nuk e kanë bërë hesap.

“Në qoftëse kemi pas rivalitete kemi pasur me PDK, VV nuk e kemi bërë hesap, luftën se kush po del i pari a i dyti e kemi pas me PDK, kemi pas abuzime me vota e në teren kemi pas problem edhe për koalicionin. Janë akuza të pabaza, sepse dëshirojnë të jenë vetë të pastra, sepse ne nuk kemi të përbashkëta asgjë”, tha ai në RTK.